Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë që kam takuar në jetë

2 Min. Leximi

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e cilësuar si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”.

Thaçi i bëri këto deklarata në emisionin “Pressing One” në T7, ku theksoi se vlerësimet e tij për Ahmetin janë subjektive.

“Mendoj se e njoh mirë. Unë jam kundërshtar kujdestar i tij. Vlerësimet e mia ndaj tij janë subjektive, pa diskutim. Unë duhet të jem vetja, nuk dua të imitoj dikë tjetër. Këto jam vite këto i bë, njeri më të pabesë në jetë s’kam taku, sipas meje”, deklaroi ai.

Duke folur për ndikimin e Ahmetit në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Thaçi tha se shqiptarët nuk kanë përfituar nga udhëheqësi i BDI-së.

Këto fjalë duken të vështira, të rënda, por megjithatë është koha kur është krijuar hapësirë të dëgjohet ky vlerësim. Këto vlerësime më 2002, 2003 merreshin si vlerësime inati. Rezultati i politikës së Ali Ahmetit është me minus. Jo që kemi përfitu diçka”, shtoi më tej Thaçi.

Në vazhdim, ai e akuzoi Ahmetin se ka qenë “instrument i sllavëve”, duke thënë se në momente të caktuara interesat e tyre janë përputhur me ato të aktorëve perëndimorë.

“Unë mendoj që Ali Ahmeti që atëherë ka qenë instrument i të tjerëve, kryesisht sllavëve. Herë pas here në këtë impenjohen edhe Bashkësia Ndërkombëtare dhe unë kam përvojë që në momente të caktuar, interesat e sllavëve dhe perendimorëve puçen për një ngjarje. Unë mendoj se ai si instrument është përdorë”, deklaroi ndër të tjera Thaçi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull