Shkupi edhe një herë dëshmoi se lidhja mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është e natyrshme, e fuqishme dhe e gjallë. Hapja e shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, dje në Shkup, solli atmosferë të ngrohtë, pjesëmarrje të madhe dhe mesazhe të qarta për afërsi dhe mobilizim shqiptar.
Prania e bashkëkryetarit Izet Mexhiti, ministrave, deputetëve dhe funksionarëve në këtë ngjarje është dëshmi e raportit të shkëlqyer që VLEN ka ndërtuar me Vetëvendosjen.
VLEN dhe Vetëvendosje i bashkon politika e ndershme, përgjegjësia ndaj shqiptarëve dhe besimi se shqiptarët në rajon duhet të jenë më afër njëri tjetrit.
Për VLEN-in, bashkëpunimi me Vetëvendosjen është pjesë e një vizioni më të gjerë për afërsi, koordinim dhe mbështetje të ndërsjellë mes shqiptarëve në rajon.
VLEN do të vazhdojë t’i forcojë këto ura bashkëpunimi me Vetëvendosjen dhe me këdo që beson në vlera. Sa më afër të jenë Shkupi dhe Prishtina, aq më shumë përfitojnë shqiptarët dhe qytetarët në të dy anët.
VLEN: Me Vetëvendosjen ndërtojmë ura të pathyeshme mes shqiptarëve

Ndani këtë artikull
