Gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup i lëshoi akt udhëzues ish kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski, për vuajtjen e dënimit njëvjeçar me burg. Siç bëjnë të ditur nga Gjykata Penale, i dënuari është udhëzuar që të paraqitet në Burgun e Shkupit më 2 korrik 2026.
Paraprakisht, Gjykata e Apelit në Shkup pjesërisht e konfirmoi vendimin e shkallës së parë në lëndën për ndërtimin e ndërtesës komunale në Karposh dhe konfirmoi dënimin njëvjeçar me burg për veprën penale ndërtim i jashtëligjshëm. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 19 marsi deri më 15 gusht 2019.
Në pjesën e veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, ankesa e të akuzuarit është pranuar dhe lënda është kthyer në rigjykim. Sipas gjykatës, bëhet fjalë për veprime nga periudha 2011–2017, për të cilat ekziston mundësia për vjetërsim në vitin 2027.
Gjykata Themelore Penale Shkup në prill të vitit të kaluar i shqiptoi Jakimovskit dënim me burg prej tre vjet e gjysmë për ndërtim të jashtëligjshëm dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare në ndërtimin e ndërtesës komunale në Karposh.

