Mbi 500 vauçerë për kondicionerë inverterë, publikohen listat e përfituesve

1 Min. Leximi

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para ka publikuar listat e përfituesve të mbështetjes financiare për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter, në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar për vitin 2026.

Për dy kategoritë e përfshira janë ndarë mbi 500 vauçerë për familjet me persona me aftësi të kufizuara ose me fëmijë me aftësi të kufizuara që përfitojnë shtesë të veçantë.

LISTA

“Ministria i fton të gjithë përfituesit që në kohë ta realizojnë të drejtën e fituar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Përfituesit duhet të ndjekin procedurën përmes kompanive të përzgjedhura dhe ta realizojnë vauçerin më së voni deri më 15 tetor 2026.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull