Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

LIMANI PARALAJMËROI “SHTËPI PËR TË RINJ – BLI SHTËPI PËR TË RINJTË” DHE MBËSHTETJE PËR NDËRMARRJET TË CILAT DO TË PUNËSOJNË NËNA ME TRE APO MË SHUMË FËMIJË

Përditësimi i fundit: 2024/10/05 at 2:28 PM
Publikuar October 5, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 5 tetor – Rritje të mbështetjes së njëfishtë financiare për fëmijën e parë dhe të dytë, si dhe ndihmë të njëfishtë financiare për fëmijën e tretë apo më shumë, mbështetje financiare për nënat të cilat janë kthyer nga pushimi i lehonisë, procedurë in-vitro me mundësi që secila grua të marrë deri gjashtë fertilizime pa pagesë, “shtëpi për të rinj – bli shtëpi për të rinjtë”, mbështetje për ndërmarrjet të cilat do të punësojnë nëna me tre apo më shumë fëmijë dhe programi “Mirë se erdhët në shtëpi” për mbështetjen e personave që do të kthehen nga jashtë vendit dhe stimulimin e qëndrimit të tyre në këtu, pra parandalim të “ikjes së trurit”, paralajmëroi sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani.

Në konferencën prë shtyp me rastin e 100 ditëve të para qeveri, Limani informoi se Plani për demografi parasheh masa për nxitje të natalitetit.

- Reklamim -

“100 ditët e Qeverisë nënkuptonin angazhim 100%. Më duhet të nënvizoj se gjetëm projekte të ngecura, mungesë mjetesh apo të paplanifikuara për pagesat rrjedhëse, punonjës të pakënaqur dhe të pamotivuar nëpër institucione, por mbi të gjitha qytetarë të zhgënjyer me situatën në përgjithësi në vend, të krijuar nga strukturat e mëparshme qeveritare. Ndoshta 100 ditë janë shumë pak për t’u dëshmuar qytetarëve se jemi seriozisht të përkushtuar për të përmbushur premtimet dhe zotimet tona, por në këto 100 ditë kemi bërë ndryshime të rëndësishme që e kanë përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Qëllimi ynë është t’i mbajmë të rinjtë këtu, t’i mbështesim familjet, të sigurojmë pleqëri dinjitoze për bashkëqytetarët e moshuar dhe të sigurojmë mbështetje për më të ndjeshmit”, theksoi ministri.

Ai përkujtoi se rreth 340.000 pensionistë kanë marrë pensione më të larta për 2.500 denarë. Më 1 prill, me pensionin e marsit, do të marrin edhe 2.500 denarë, në përputhje me ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, që e garanton këtë. Kjo nënkupton 5.000 denarë pensione më të larta për çdo pensionist. Foli për mbështetjen për të rinjtë dhe komunat, investimet në kopshte të fëmijëve, qendrat për persona me pengesa dhe projekte të tjera.

“Qeveria siguroi 250 milionë euro për investime kapitale për komunat. Kanë arritur 357 projekte nga rreth 80 komuna. Disa prej tyre janë edhe për kopshte fëmijësh dhe Qendra në fushën e mbrojtjes sociale. Në 100 ditët e kaluara kemi vënë gurthemelin e dy kopshteve të reja në komunën e Butelit. Ky investim kap vlerën prej 100 milionë denarë dhe në komunën e Gazi Babës në vendbanimin Trubarevë vlera e investimit është 19 milionë denarë. Filluam me aktivitete ndërtimore për ndërtimin e bjektit “Izvorçe” (Burimi) në afërsi të kopshtit “Sërniçka” (Drenusha), në komunën e Aerodromit, për të cilën janë investuar 120 milionë denarë. Po ashtu, e lëshuam në përdorim kopshtin e rindërtuar “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit. Për këto 100 ditë kanë përfunduar kopshtet e fëmijëve (çerdhet) në vendbanimet Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Likovë dhe Shuto Orizare. Në fazën përfundimtare të ndërtimit janë kopshtet në Komunën e Çairit, Prilepit, Manastirit dhe Sveti Nikoles – fshati Erxheli. Në 13 kopshte të tjera po vazhdojnë aktivitetet ndërtimore”, potencoi Limani.

Përveç investimeve në kopshte, Limani theksoi se po investojnë edhe në Qendra për personat me aftësi të kufizuara, si dhe në Shtëpi dhe Qendra për të Moshuarit.

“Ka filluar ndërtimi i Qendrës Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara Fizike dhe Mendore në Komunën e Kavadarcit – ky projekt kap vlerën mbi 40 milionë denarë, si dhe vijon procesi i rikonstruktimit dhe adaptimit të krahut të “Shtëpisë së të moshuarve Dr. Ivan Vlashki” në Berovë, në vlerë prej 11 milionë denarë. Filluam me procedurat për katër objekte të reja, ku po vijon procesi i kompletimit të dokumentacionit dhe lidhjes së Kontratës për realizim. Dy prej këtyre janë për përkujdesje jashtë-familjare të të moshuarve në Kriva Pallankë dhe Kavadarci dhe dy objekte për persona me aftësi të kufizuara në Bogovinë dhe Makedonski Brod. Siç mund të shihni, të gjitha anët e vendit janë të përfshira, ndaj po investohet atje ku një komunë e caktuar do të shfaqë interes për nevojat e banorëve të saj”, theksoi minsitri.

Kujdesi për të rinjtë, theksoi, konfirmohet me vendosjen e disa qëllimeve strategjike: pjesëmarrja e rritur në sjelljen e vendimeve në nivel lokal dhe qendror, punë rinore përmes përgatitjes dhe miratimit të ligjit për punë rinore dhe rritje të numrit të serviseve të hapura për të rinj në komuna, mbështetje për personat e rinj të talentuar, mbështetje për të rinjtë në pjesën e punësimit të tyre, dhe të angazhimit në drejtim të zbatimit të plotë të Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore.

Sipas Limanit, në fazë përfundimtare është rikonstruimi i Entit për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve – Shkup, në lagjen Fushë Tophanë, i cili u transformua në Qendër resursesh për shërbime sociale.

“Në 100 ditët e kaluara janë lidhur 10 Kontrata të reja me komuna dhe ofrues të licencuar të shërbimeve sociale, gjegjësisht shërbime në shtëpi dhe shërbime në komunitet. Ministria siguron mjete për shërbimet pas përfundimit të mbështetjes financiare me grantin e Bankës Botërore. Në kuadër të Institucionit Publik për Përkujdesjen e Fëmijëve me probleme edukative sociale dhe sjellje të çrregulluara, me ndihmën financiare të Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, është përpiluar propozim-projekt për rikonstruktimin e një pjese të institucionit për hapjen e një Qendre Këshillimi për fëmijët në rrezik. Po ashtu, me duhet te theksoj se nga Komisioni Europian është miratuar Programi Operativ IPA 3 “Kapitali Njerëzor”, i cili përfshin Garancinë Rinore, punësimin e kategorive të rrezikuara, sipërmarrësinë sociale, dialogun social, shërbimet sociale, strehimin social etj. Ky grant i BE-së është në vlerë prej 40 milionë eurove”, informoi ministri.

TOP Lajmet

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Shtip dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Turqia
Lajme
SOKOLI: E vërteta për rastin e Kumanovës, kush e organizoi?
Lajme
Sela fton deputerët e Taravarit të rikthehen në shtëpi: Ata e panë gënjeshtrën dhe degradimin, me mua kishin peshë dhe mbështetje
Lajme
Drejt dështimit të 13-të
Bota dhe Rajoni
VLEN: 9 dhe 10 maji ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin
Lajme Politikë
10 vjet nga “Lagjja e Trimave”
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 5 Tetor, 2024 October 5, 2024
Artikulli i mëparshëm Kurti për koalicionin me Guxo dhe Alternativën: Do të jemi bashkë, siç kemi qenë në fushatë e në fitore
Artikulli tjetër Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi ribalancin e buxhetit për vitin 2024

    3shi.net August 12, 2024
    Miqësorja Suedi-Shqipëri do të luhet më 25 mars në orën 19:00 në stadiumin “Friend Arena” në Stockholm.
    BDI: Një foto që duhej të ishte ndryshe!
    Aeroporti i Ohrit ka regjistruar 20 për qind më shumë udhëtarë se në vitin e kaluar
    Çfarë po ndodhë në degën e BDI-së Çair?!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Bilall Kasami përkujton protestën e 9 majit: Kthesa e shpresës për shqiptarët e Maqedonisë

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    VLEN: Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Maqedoni, 32% e aparaturës së shtrenjtë mjekësore mbetet e papërdorur

    May 9, 2025
    Lajme

    Ndalohen 53 faqe të paligjshme të lojërave të fatit online

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Gashi uron zgjedhjen e Papës së ri: Uroj që të sjellë më shumë spiritualitet dhe etikë

    May 9, 2025
    Lajme

    Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Shtip dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Turqia

    May 9, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?