Zv/ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ajo i përkrah studentët në kërkesën e tyre që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.
Ajo tha se ata janë duke kërkuar një modalitet dhe formë se si t’ju ndihmohet atyre dhe të zgjidhet kjo problematik.
“Kemi bërë një grup që po merret me këtë çështje, dhe studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe, pa dyshim këtë e them, jo vetëm këtë të jurisprudencës por më shumë. Në ministrinë për punë dhe politik sociale edhe aty ishte në gjuhën maqedonase. Me ardhjen e VLEN-it, provimet profesionale tani jepen në gjuhën shqipe”, deklaroi Shaqiri.
Zekolli: Provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe shumë shpejt

Ndani këtë artikull
