Bayer Leverkusen përmbys Hoffenheim dhe ruan ritmin pozitiv në rrugën drejt titullit të Bundesliga, ndërsa këtë të shtunë siguroi edhe Championsin.
Skuadra e Xabi Alonsos fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të.
Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugë drejt rrjetës, me Beier që zhbllokoi takimin në minutën e 33’.
Sfida vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 88’, moment në të cilin Andrich barazoi për vendasit, ndërsa vetëm tre minuta më pas Schick përmbysi rezultatin dhe u dhuroi fitoren vendasve.
Pas kësaj përballjeje, Leverkusen kryeson me 73 pikë, teksa Hoffenheim renditet në vend të nëntë me 33 pikë.