Rritet shqetësimi mes banorëve të fshatit Dobërdoll, pasi për herë të dytë është raportuar prania e një arie në afërsi të rrugës që çon te Shkolls Fillore “Sali Lisi”. Prania e egërsirës është kapur nga kamerat e sigurisë së zonës.
Përsëritja e këtij rasti në të njëjtin lokacion kërkon kujdes dhe vëmendje të shtuar nga gjithë komuniteti, veçanërisht për shkak të rrezikut potencial për nxënësit dhe kalimtarët.
Thirrje për kujdes dhe bashkëpunim
Banorëve u bëhet thirrje të tregojnë vigjilencë gjatë lëvizjeve në këtë zonë dhe të raportojnë menjëherë çdo vendndodhje apo informacion të rëndësishëm pranë institucioneve përkatëse.
Njëkohësisht, apelohet te qytetarët që të shmangen përfundimet e nxituara dhe të mos përhapen informacione të pakonfirmuara pa u verifikuar më parë faktet nga autoritetet.
Luten të gjithë banorët të jenë të vëmendshëm dhe të bashkëpunojnë ngushtë me organet kompetente për të garantuar sigurinë e plotë të komunitetit.

