Barcelona ndryshon planet, Haaland shfaqet si alternativë ndaj Julian Alvarez

1 Min. Leximi

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haalandit nga Manchester City, si alternativë ndaj Julian Alvarez.

Sipas “TEAMtalk”, klubi katalunas po e konsideron seriozisht sulmuesin norvegjez në rast se vendos të ndryshojë planet për përforcimin e repartit ofensiv.

Një transferim i Haalandit në “Camp Nou” do t’i jepte fund interesimit të Barcelonës për Julian Alvarezin, i cili aktualisht luan te Atletico Madridi.
Përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas tashmë janë në dijeni se Haaland është shfaqur si një tjetër opsion për Barcelonën.

Nëse Barcelona vendos të ndjekë këtë pistë, gara për transferimin e Haalandit mund të marrë një tjetër dimension, duke marrë parasysh rëndësinë dhe koston e lartë të një marrëveshjeje të tillë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull