Latifi: Investimet në transmetimin e energjisë janë investime në sigurinë energjetike dhe të ardhmen e qëndrueshme

1 Min. Leximi

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO, Burim Latifi, njoftoi se sot ka marrë pjesë në takimin me Misionin Monitorues të WBIF, i dedikuar progresit të projekteve strategjike infrastrukturore në vend, transmeton Zyrtare.

Sipas Latifit, në takim morën pjesë përfaqësues të lartë qeveritarë, përfaqësues të Komisioni Evropian, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe institucione financiare ndërkombëtare, me të cilët u diskutua për aktivitetet aktuale, sfidat dhe prioritetet e ardhshme në sektorët e energjetikës, transportit dhe mjedisit jetësor.

“Investimet në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike nuk janë vetëm projekte teknike, por investime të drejtpërdrejta në sigurinë energjetike, stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe në një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët tanë”, theksoi Latifi.

Ai shtoi se përmes partneritetit, koordinimit dhe përkushtimit të përbashkët me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojë realizimi i projekteve strategjike dhe ndërtimi i një sistemi energjetik modern dhe të qëndrueshëm, në përputhje me standardet evropiane.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull