Lakers marrin fitoren e radhës( Video)

1 Min. Leximi

Los Angeles Lakers kanë marrë një tjetër fitore, të tretën radhazi dhe të 27-tën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Në sfidën ndaj Charlotte Hornets në udhëtim, Lakers kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë 118:124.

- Advertisement -

Ka qenë një duel shumë i rëndësishëm për Lakers dhe ata e fituan falë shkëlqimit të tre yjeve LeBron James, D’Angelo Russell e Anthony Davis.

- Advertisement -

Më efikasi në këtë duel ishte D’Angelo Russell me 28 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Anthony Davis ishte fantastik gjithashtu duke arritur ‘Triple-Double’ me 26 pikë, 15 kërcime e 11 asistime, derisa LeBron James e mbylli duelin me 26 pikë e shtatë asistime.

Te skuadra vendase më efikasi ishte Miles Bridges me 41 pikë, derisa Miller shtoi 33 të tjera, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore ndaj Lakers.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull