Kurti në Shkup: Kosova do të dorëzojë reformat për planin e BE-së prej 6 miliardë euro

2 Min. Leximi

Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe krijimi i tregut të përbashkët rajonal duhet të kontribuojnë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Kurti ka theksuar nevojën që fondet e Bashkimit Evropian të lidhen ngushtë me vlerat dhe standardet e BE-së.
U mblodhëm sot në Shkup për takimin ‘Ballkani Perëndimor takon BE-në’, si pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së dhe SHBA-së,” ka shkruar mes tjerash kryeministri Kurti.
Ndërkaq, liderët e Ballkanit Perendimor do të mblidhen të hënën për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Konferenca për shtyp dhe takimet mes liderëve janë paralajmëruar të mbahen nga liderët e Ballkanit.

Nikoqir i konferencës do të jetë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski ka bërë thirrje për unitet dhe stabilitet në rajon, duke theksuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin e tyre në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Në takim do të ketë edhe përfaqësues prej Bosnje-Hercegovinës.

Përveç tyre, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen prej ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull