Dita Globale e Prindërve është një ditë reflektimi për detyrën, rolin dhe përgjegjësinë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre, por edhe shoqëria dhe shteti ndaj kategorisë së prindërve. Prindërit janë jo vetëm kujdestarët e fëmijës, por ata janë shtylla identitare e fëmijëve të tyre, si dhe mëkuesit e dashurisë, kujdesit, sigurisë dhe mbrojtjes për fëmijët e tyre.
Nisur nga kjo, edhe si shoqëri dhe si shtet ne jemi të përkushtuar që jo vetëm ta afirmojmë prindërinë, por edhe t’u dalim në ndihmë prindërve për t’ua lehtësuar barrën që e kanë ata për të siguruar mirëqenien e familjes dhe kujdesin ndaj fëmijëve,ka shënuar Gashi në Facebook