Arbër Zaimi: Edi Rama çon njerëz për protesta në Shkup, por nuk do shqiptarë nga Kosova e RMV në Tiranë

1 Min. Leximi

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Shqipëri, Arbër Zaimi, ka reaguar me një status në rrjetet sociale lidhur me debatin për pjesëmarrjen e të rinjve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në aktivitetet politike në Shqipëri.

“Nuk e kuptoj, pse mendon Rama dhe mediat poshtë tij se të rinjtë e Ramës munden të shkojnë në Shkup për të protestuar kundër qeveritarëve shqiptarë atje, për të drejtat e shqiptarëve, ama të rinjtë e Kosovës e të Maqedonisë s’paskan pse të shkojnë në Tiranë për të protestuar kundër qeveritarëve shqiptarë e për të kërkuar po të drejtat e shqiptarëve?”, shkruan Zaimi.

Ai thekson se shqiptarët janë një komb i lidhur nga gjuha dhe kultura dhe se angazhimi politik nuk duhet të trajtohet si “ndërhyrje nga jashtë”, duke argumentuar se bashkëpunimi dhe aktivizmi mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për avancim shoqëror dhe politik.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull