Prokuroria Publike e RMV-së: Armë, eksploziv dhe municion janë gjetur në shtëpinë e një banori të Shkupit

2 Min. Leximi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjellë Urdhëresë për zbatim të procedurës hetimore kundër një 33-vjeçari nga Shkupi për veprat penale – Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar me armë apo lëndë plasëse nga neni 396 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, si dhe Prodhim i paautorizuar dhe vendosje në qarkullim të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal. Për të dyshuarin është kërkuar masa e paraburgimit.
Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të madhe armësh, municioni dhe lëndësh eksplozive që janë të ndaluara për qytetarët – një bombë dore “M75” me rruaza metalike të implentuara me diametër prej rreth 2 mm me veprim shrapneli, gjithsej 240 plumba të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë e markës Cërvena Zastava me kalibër 7.65 mm me një karikator me shtatë plumba, një pistoletë e markës Bereta me një karikator në të cilën ka pasur gjashtë plumba, si dhe rreth 7 gramë marihuanë.

Në banesë është gjetur edhe një çelës motori, për të cilin ekzistojnë njohuri operative se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale të vrasjes.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se masa e paraburgimit është e nevojshme për zhvillimin e papenguar të procedurës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjykatës edhe propozim për caktimin e masës më të rreptë.

Madje, prokurori publik e theksoi rrezikun për arratisje dhe mundësinë që i dyshuari të vazhdojë të kryejë vepra penale, si bazë për caktimin e masës së paraburgimit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull