Kryediplomati turk Fidan: Haniyeh, një personalitet simbol i rezistencës palestineze

1 Min. Leximi

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan lidhur me atentatin ndaj liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh tha se “Haniyeh ishte personalitet që ishte bërë simbol i rezistencës së lavdishme palestineze”, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Fidan vuri në dukje se me një pikëllim të thellë ka mësuar se ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Haniyeh është kryer atentat.

- Advertisement -

Fidan theksoi se Haniyeh ia kushtoi jetën kauzës palestineze, duke sjellë paqe dhe qetësi në Palestinë dhe se ata janë dëshmitarë të përpjekjeve që ai bëri kohët e fundit për arritjen e armëpushimit.

“Haniyeh nuk e humbi kurrë besimin në paqe edhe kur anëtarët e familjes së tij u masakruan nga Izraeli. Haniyeh ishte personalitet që ishte bërë simbol i rezistencës së lavdishme palestineze. Kujtimi i tij i dashur do të jetojë në kauzën e drejtë të popullit të Palestinës. Zoti e mëshiroftë, vendi i tij qoftë xheneti”, theksoi Fidan.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull