I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri 🇦🇹, duke u renditur ndër doktorët më të rinj në fushën e matematikës
Një tjetër histori suksesi vjen nga diaspora shqiptare në Austri. Erion Morina ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës (PhD) në Matematikë në Universitetin e Graz-it, duke u bërë zyrtarisht doktor i shkencave në moshën vetëm 25-vjeçare, shkruan albinfo.ch.

