Kasami, Konjufca, Sveçla dhe Lulzim Jashari me 9 mars në Stamboll, kremtohet Epopeja e UÇK-së

1 Min. Leximi

Të dielën, me 9 mars, në Stamboll do të kremtohet Epopeja e UÇK-së nën manifestimin “Marsi i Jasharajve dhe Gurthemeli i shtetit të Kosovës” organizuar nga shoqata shqiptare në Turqi “Lidhja e Vëllazërisë Shqiptare në Turqi”.

Në këtë eveniment ku do të marrin pjesë një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në Turqi do të ketë program të pasur artistik me këngëtarë si Aida Doci, Shaqir Cërvadiku, Ansambli Shota etj.

- Advertisement -

Gjithashtu mysafirë të veçantë në këtë manifestim do të jenë djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, si dhe kryetari i Tetovës dhe i Lëvizjes BESA Bilall Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull