Ish-prokurorja Kadriu: Prokurori “ndihmës” për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, punon edhe në rastin në Koçan

2 Min. Leximi

Ish-prokurorja Lejla Kadriu, e cila ka punuar në rastin e Spitalit Modular në Tetovë, ka ngritur shqetësime në lidhje me hetimet që zhvillohen nga Prokuroria për rastet tragjike, si ai në Tetovë dhe ky i fundit në Koçan.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se kur punonin për zbardhjen e të vërtetës për zjarrin në Spitalin Modular, në ekipin e prokurorëve u kanë ardhur edhe prokurorë ndihmës, të cilët siç shkruan ajo, kanë mbajtur peng hetimet.

- Advertisement -

Kadriu thotë se prokurori i njëjtë i cili ka punuar në rastin e zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, është dërguar si ndihmës edhe në hetimet për zjarrin në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

- Advertisement -

“Kështu bombastik flisnin në media. Servonin çdo informacion “për marrjen e aktiviteteve gjatë hetimeve” për spitalin modular në Tetovë. Ndërsa në prapaskenë na sollën 2 prokurorë “për ndihmë” pasi lënda ishte voluminoze. Rezultoi se prokurori Dejan ishte thjesht një postier, nëpërmjet të cilit ai mbante kontrollin e asaj që po merrej dhe siguronte që nuk do të pësonte dikush që do të duhej të mbrohej. Erdhi ekspertiza nga eksperti i fushës së elektro-teknikës, qartë dhe saktë thuhej se arsyeja e zjarrit ka qenë lidhja e keqe e energjisë elektrike. Ishte e qartë se kush ishte kontraktori dhe zbatuesi. Dhe kur kërkova nga prokurorët kolegë të pajtohemi për dhënien e urdhrit për ekspertizë ndërtimi, pasi pranuan se ka mjaft lëshime, prokurori Dejan nga PTHP Shkup ishte kundër. Tjetër të gjithë pranuan”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull