Irani thotë se ShBA i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe

1 Min. Leximi

Irani ka marrë një përgjigje nga SHBA-ja ndaj propozimit të tij të fundit për paqe, thanë mediat iraniane të lidhura me shtetin.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se përgjigjja – e cila u dërgua nëpërmjet Pakistanit – tani po shqyrtohet, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

SHBA-ja ende nuk e ka konfirmuar se i janë përgjigjur Teheranit, transmeton Klankosova.tv.

Të shtunën, Presidenti Donald Trump tha se “së shpejti do ta shqyrtojë planin që Irani sapo na ka dërguar, por nuk mund ta imagjinojë që do të ishte i pranueshëm”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull