Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Teknologji

Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet

Përditësimi i fundit: 2024/05/20 at 1:23 AM
Publikuar May 20, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompania Google njoftoi të martën, më 14 maj, se do të përdorë inteligjencën artificiale në motorin e saj të kërkimit për t’u ofruar përdoruesve informacionin që ata duan më shpejt. Por kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrat e zakonshme të përdorimit të internetit dhe mund të kërcënojë të ardhurat nga reklamat.

Kompania Google ka krijuar një motor kërkimi të modifikuar që shpesh do të favorizojë përgjigjet e krijuara nga inteligjenca artificiale nga ato që gjenden në faqet tradicionale të internetit. Sipas drejtuesve të kompanisë, ky ndryshim do të shpejtojë kërkimin e informacioneve dhe mund të ndikojë në rrjedhën e trafikut të internetit që krijon të ardhura.

- Reklamim -

Informacionet e krijuara përmes inteligjencës artificiale do të shfaqen vetëm kur teknologjia e kompanisë Google përcakton se ato do të jenë mënyra më e shpejtë dhe më efektive për përdoruesin. Kjo ka të ngjarë të zbatohet për informacione më të ndërlikuara dhe kur njerëzit janë duke menduar ose planifikuar diçka. Faqja tradicionale e kompanisë Google në internet dhe reklamat për kërkime të thjeshta si rekomandimet e dyqaneve ose parashikimi e motit do të vazhdojnë të jenë të pranishme.

Deri në fund të vitit, Google pret që shërbimi i kërkimit të informacioneve përmes inteligjencës artificiale të përdoret nga rreth një miliard njerëz.

“Njerëzit janë duke e përdorur inteligjencën artificiale për kërkime në mënyra krejtësisht të reja dhe për të bërë pyetje më të gjata dhe më komplekse, madje duke kërkuar me foto dhe për të marrë më të mirën që ofron interneti. Ne kemi bërë prova me këtë mënyrë të re dhe jemi të inkurajuar nga rezultatet. Kemi parë një rritje të përdorimit të motorit të kërkimit me këtë teknologji, me të cilin përdoruesit janë të kënaqur”, thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai.

Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale për të përmbledhur informacionin, si ato që ofrohen në platformat Gemini të kompanisë Google dhe ChatGPT të kompanisë OpenAI, gjatë 18 muajve të fundit tashmë ka ngritur pyetje ligjore nëse kompanitë që ofrojnë këto shërbime po tërheqin në mënyrë të paligjshme materiale, që mbrohen nga ligjet e të drejtës së autorit, për të avancuar synimet e tyre. Kjo çështje është në qendër të një padie të profilit të lartë, që gazeta The New York Times ngriti në fund të vitit të kaluar ndaj kompanisë OpenAI dhe mbështetësit të saj më të madh, kompanisë Microsoft. Edhe motori i ri i kompanisë Google për kërkime në internet me inteligjencë articiale mund të përballet me sfida ligjore për shkelje të ligjeve që mbrojnë të drejtën e autorit.

“Është e qartë se tashmë kjo teknologji po ndihmon njerëzit me gjërat e tyre të përditshme dhe përpjekjet e tyre më ambicioze. Megjithatë, ashtu si me çdo teknologji tjetër të re, ka ende rreziqe dhe pyetje të reja që do të lindin ndërsa inteligjenca artificiale përparon dhe fillon të përdoret për gjëra më komplekse. Për ne, ndërtimi me përgjegjësi i platformave me inteligjencë artificiale do të thotë të trajtojmë rreziqet dhe të maksimizojmë përfitimet për njerëzit dhe shoqërinë”, thotë James Manyika, nënpresident për Kërkimet, Teknologjinë dhe Shoqërinë në kompaninë Google.

Angazhimi i inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet të kompanisë Google është një nga ndryshimet më dramatike që kompania ka bërë që nga themelimi i saj në fund të viteve 1990. Kjo lëvizje mund të hapë rrugën për një rritje të madhe dhe novacion, por ajo mund të kërcënojë përfitimet e kompanisë nga reklamat në faqen e saj tradicionale të internetit. Vitin e kaluar Google siguroi 175 miliardë dollarë në të ardhura nga reklamat e lidhura me motorin e saj të kërkimit në internet. Rritja e përdorimit të versionit me inteligjencë artificiale të motorit të kërkimeve në internet mund të rezultojë në një pakësim të klikimeve në faqet tradicionale të internetit dhe një pakësim të të ardhurave nga reklamat për kompaninë Google.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: Google
3shi.net 20 Maj, 2024 May 20, 2024
Artikulli i mëparshëm BE SHTOHET, BALLKANI TKURRET!
Artikulli tjetër Google Maps zbulon përditësimin më të fundit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Fronti Europian: Tubimi përmbyllës do të mbahet me 05 maj në sheshin e Tetovës

    3shi.net May 2, 2024
    ASH- SELA denoncon diskriminimin e spitaleve rajonale: Qeveria investon miliona në Spitalin “8 Shtatori”, duke lënë pas dore Tetovën
    Kurti falënderon Walker për jehonën që i dha masakrës në Reçak
    Kallëzim penal për 3 persona, mashtruan qytetarët duke u thënë se do u shesin material ndërtimor me çmim më të lirë
    Trumpi: Kartelet e drogës në Meksikë do t’i shpallim si organizata terroriste
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe RajoniTeknologji

    Erdoğan: Turqia në mesin e 3 vendeve kryesore në botë në teknologjinë e dronëve

    May 3, 2025
    Teknologji

    “Lamtumirë Skype”, mbyllet APLIKACIONI pas dy dekadash!

    May 2, 2025
    Teknologji

    Bill Gates: Ky është i vetmi profesion që Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë

    April 10, 2025
    Teknologji

    Inteligjenca artificiale nuk mendon si njeri – pasoja serioze në disa fusha të jetës

    April 6, 2025
    Teknologji

    “Meta, Meta, hajdutë librash”

    April 4, 2025
    Teknologji

    Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?

    April 1, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?