Dy kandidatë më serioz për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë

1 Min. Leximi

Shkup, 10 maj – Zoran Stavreski dhe Trajko Slavevski janë kandidatët më seriozë për postin e guvernatorit të ri të Bankës Popullore, pasi mandati i guvernatores aktuale, Anita Bezhoska-Angelovska, përfundon më 22 maj.

Sipas një ankete të brendshme të VMRO-DPMNE-së, Stavreski renditet i pari në listë, ndërsa menjëherë pas tij vjen Slavevski. Për këtë funksion përmenden edhe kandidatë të tjerë, përfshirë edhe Majа Kadievska Vojnoviq, anëtare e Bordit Mbikëqyrës të KIBS dhe të Bankës Komerciale të Bitolës.

- Advertisement -

Propozimi për guvernatorin e ri duhet të dorëzohet në Kuvend nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull