Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Bujar Osmani flet për përzierjen e Kurtit në zgjedhjet në RMV: S’kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat indirekte

Përditësimi i fundit: 2024/04/26 at 3:53 PM
Publikuar April 26, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bujar Osmani i cili ishte kandidat për President në Maqedoninë e Veriut, e që e mposhti kandidatin tjetër shqiptar Arben Tarivarin, me dallim gati 40 mijë vota, ka folur për përkrahjen që kundërshtari i tij e mori nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Shpresoj që intervenimi nga Prishtina ka qenë si rezultat i mosnjohjes së së dinamikave politike”, u shpreh Osmani.

Ai tutje ka përmendur edhe “përçarjen” ndër shqiptarë që mund të ketë shkaktuar ky angazhim i Kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e shtetit fqinj.

- Reklamim -

“Ne jemi gardian të harmonisë. Përçarja mes tyre i ka dobësuar. Kujtoj që mesazhi kryesor që duhet të jetë…nuk them që shqiptarët duhet të dominojnë Maqedoni , por i ftojmë të jenë krah Frontit Evropian”, tha ai në Abc News.

Osmani në fund e pati një meszh për Kurtin, për të cilin tha se tash e tutje duhet ta dijë se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.

“Besoj se nuk kanë qenë të vetëdijshme për pasojat indirekte të këtyre kalkulimeve politike dhe mesazhi që u është dhënë dje do u bëjë me dije se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.”, u shpreh Osmani.

Çka ndodhi në zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Gordana Siljanovska – Dakova e VMRO – DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM, do të përballen në rundin e dytë më 8 maj për postin e presidentit të Maqedonisë së Veriut. Si mund ta përcaktojnë shqiptarët, fatin e njërit ose tjetrit?

Është situatë e njëjtë: në zgjedhjet e vitit 2019, kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Dakova, kishte shkuar në balotazh me Stevo Pendarovskin.

Por ky i fundit, do ta mundte Siljanovska-Davkovan, falë votave të shqiptarëve që përmbysën rezultatin e kësaj të fundit.

Në zgjedhjet e raundit të parë presidencial në Maqedoninë e Veriut, Davkova ka një epërsi prej 180 mijë votash përballë Pendarovskit.

Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind.

I treti në listë, është kandidati shqiptar i Frontit Evropian, Bujar Osmani me 116 mijë e 319 vota ose 13,38% të votave.

Pas tij, është kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari me 81 mijë e 671 vota ose 13,38 % të votave.

Ndërsa, Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Duke qenë që Bujar Osmani dhe Arben Taravari, së bashku kanë rreth 200 mijë vota në zgjedhjet e djeshme, atëherë Pendarovskit i duhet mbështetja e të dyve, për ta mundur Davkovën.

Arben Taravari i koalicionit VLEN, pasi ka marrë një mesazh urues nga kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se ‘ende nuk kanë vendosur se për kë do të shkojë mbështetja në zgjedhjet e 8 majit’.

Bujar Osmani, kandidati që doli i treti me vota në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, nuk ka folur ende se kujt do t’i takojë mbështetja e koalicionit Fronti Evropian, por ai mbrëmë deklaroi veç tjerash si më poshtë:

“U japim fjalën se askush kurrën e kurrës nuk do të vendosë më për fatin e tyre. Vullneti është i qartë dhe duhet të respektohet nga të gjithë”.

Sa i takon zgjedhjeve në përgjithësi, ende presim rezultatet finale për raundin e dytë. Ka përshtypje që votuesit ende nuk kanë kaluar barrierat etnike dhe pikërisht për këtë arsye, angazhimi im është zgjedhja e presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë.

Do vazhdojmë t’i presim rezultatet për raundin e dytë por zotimi im programor është që këto zgjedhje të jenë të fundit që mbahen në këtë mënyrë dhe presidentin e ardhshëm do e kemi në Kuvend me 2/3″.

TOP Lajmet

Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
3shi.net 26 Prill, 2024 April 26, 2024
Artikulli i mëparshëm Pak mundësi për të rinjtë
Artikulli tjetër Plani strategjik i VLEN-it

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Azizi: Sasho Mijallkovi, nyja që lidh Ahmetin, Thaçin e Selën

    3shi.net December 13, 2024
    VMRO-ja nuk do t’i mbështesë propozim ligjet e LSDM-së
    Kurti pjesë e një paneli diskutimi në Çikago: Fitoren tonë e mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora
    Kasami: “Kush ndahet nga grupi, e han ujku,” humbësi më i madh do të jetë ai që del nga VLEN
    Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?