LSDM dhe E Majta bashkërisht kanë dorëzuar 13.500 amendamente me qëllim për të bllokuar ndryshimet. Pengesa e vetme dhe kryesore ka mbetur mënyra elektronike e votimit të diasporës. Edhe pas takimit të dytë me radhë të partive politike, nuk është arritur marrëveshje për të gjitha temat dhe amendamentet nuk u tërhoqën.
“LSDM-ja dhe koalicioni i saj sot dorëzuan 10.000 amendamente ndaj Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, i cili është propozuar me procedurë të shkurtuar”, ka thënë Oliver Spasovski i LSDM-së.
Në ndërkohë, Dimitar Apasievi nga partia E Majta ka thënë sot se në Parlament kanë dorëzuar 3500 amendamente, siç është shprehur ai, të mjaftueshëm për të bllokuar Kodin zgjedhor që shkelë partitë e vogla në Parlament.

