Kryetari i Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme për fillimin e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë.
“Autostrada Shkup – Bllacë po bëhet!
Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë.
Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë.
Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit.
Ta gëzojmë!”, ka shkruar Kasami.

