Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Shëndeti

Barnat nuk janë “luks”, çmimet në qiell xhepat e qytetarëve përtokë!

Përditësimi i fundit: 2024/03/14 at 1:28 PM
Publikuar March 14, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 14 mars – Nëse nuk ka forma të tjera se si të ndihmohen qytetarët është e rendit dhe normale që të paktën të mos dëmtohen. Qytetarët me vite të tëra janë duke bërë përpjekje të hatashme për të mbijetuar në këtë krizë që ka kapluar vendin, për fat të keq është e shumëfish. Ajo që është më shumë shqetësuese është fakti që sistemi shëndetësor nuk funksionon si duhet, pasi përpos problemeve të shumta kohëve të fundit çmimet e barnave kanë kaluar tavanin e normales, kanë pësuar rritje të hatashme. Kjo rritje e çmimeve të barnave rrit pakënaqësinë e qytetarëve të cilët pa vullnetin e tyre janë të varur prej barnave. Dhe, kur dihet që barnat nuk janë luks por domosdoshmëri e të rriten çmimet “pa hesap” kjo i bie që po plaçkit qytetarët e varfër, shkruan Zhurnal.

Kur rriten pa kontroll çmimet e barnave nuk ka se si të përkufizohet pos “plaçkë” ndaj qytetarëve të varfër –

- Reklamim -

Besim Hoda ka zbuluar se punon në farmaci dhe se mendon ta braktisë edhe këtë profesion. Në ClickPlus në TV21 tha se arsyeja është – shtrenjtimi i barnave esenciale deri në 300%.

“Shqiptarët duhet të ulen dhe të ndërtojnë ende sa kanë shansë, një platformë të përbashkët, me tre – katër pika… Unë po ua them, vij nga fusha e farmacisë dhe mendoj ta braktis edhe këtë profesion, sepse brenda një viti e gjysmë barnat esenciale për pacientët, kanë arritur vlerën e shtrenjtimit për 300%”, tha Hoda.

Shton se janë shtrenjtuar vetëm barnat që janë prodhuar në Maqedoni dhe Serbi, ato që vinë nga BE-ja, sipas tij kanë çmimin e njëjtë.

Barna me çmime të larta, më keq se kaq edhe mungojnë shpesh herë shumë lloje të barnave –

Në fundvitin që lamë pas kishte mungesë shumë të madhe të barnave në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku si pasojë e kësaj mungese të barnave metastzohej kanceri edhe më shumë.

Mungesa disa mujore e terapive kundër kancerit në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ka shtuar dyshimet e organeve hetuese se ka keqpërdorime. Edhe pse buxheti i planifikuar vjetor iu është ndarë me kohë, Fondi për Sigurim Shëndetësor iu ka miratuar edhe një buxhet shtesë rreth 5,5 milion euro për tender të ri të barnave biologjike, të cilat janë në mungesë për tre mujorin e fundit të 2022-ës. Pas furnizimit me terapi të reja, korridoret e Klinikës së Onkologjisë ishin stërmbushen me pacientë.

Pacientët ankohen se në periudhën që nuk kanë marrë terapitë e rregullta nga klinika kishin vështirësi shëndetësore. Disa prej tyre tregojnë se janë detyruar të blejnë privat nëpër barnatore. Ata që nuk kanë pasur mundësi, vetëm dëshmojnë se gjatë këtyre muajve iu kanë shtuar edhe metastazat e kancerit.

Prandaj, mungesa e përgjegjësisë të institucioneve në këtë rast Fondit Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme përballen edhe me shpenzime më të larta ekonomike si dhe me brengën e gjetjes së ilaçeve të nevojshme, që në realitet për ata janë jetike.

Nuk përfundon misioni me marrjen e cilit do pozicion, në realitet këtu duhet të fillojë. Përgjegjësia e secilit bartës institucioni duhet të jetë e lartë, sepse edhe pritjet e qytetarëve janë të larta, sidomos kur kemi të bëjmë me shëndetësinë, arsimin, e ekonominë.

Kujtojmë edhe skandalin më jo njerëzor që ka ndodhë në Klinikën e Onkologjisë. Në vendin ku skandalet janë të njëpasnjëshme gjithçka është e mundur, por që deri në këtë nivel nuk e kishte menduar askush. Në një institucion shëndetësor aty ku humanizmi duhet të jetë mbi nivel është bërë terror human dhe akti më çnjerëzor që mund të ndodhë. Vjedhje e ilaçeve, kërkim i ryshfetit “për zgjatje jete”, si dhe mos evidentim i personave të vdekur, krejt kjo për përfitime materiale. Njerëz me shpirt të varfër në kurriz të pacientëve hallexhinjë kanë tentuar që të pasurohen. Mbase, edhe janë pasuruar disa prej tyre por i gjithë ky “biznes” i tyre mori fund, bashkë me biznesin e tyre edhe vet ata.

Spitalet në vend janë në gjendje të mjerueshme, një projekt “megaloman” që tashmë me dekada po qëndron në sirtarë, ndërtimi i një Qendre të re Klinike në Shkup, përmirësimi i infrastrukturës në spitale, rritja e pagave për mjekët, motivimi për të qëndruar në vend, sigurimi i barnave për secilin pacientë, këto duhet të jenë prioritet e këtij ministri që fati e bëri ministër, pasi populli nuk e votoi që të jetë në krye të Komunës së Çairit. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
ETIKETUAR: barnat, çmimet, luks
3shi.net 14 Mars, 2024 March 14, 2024
Artikulli i mëparshëm Nuk u miratua Ligji për Lojërat e Fatit
Artikulli tjetër Kryhet transplantimi i disa organeve – të zemrës, mëlçisë, veshkave

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Snopçe: Hipokrizi totale kur BDI flet për balancuesin

    3shi.net February 24, 2025
    Kurti lartësoi Haradinajn për Betejën e Gllogjanit, Mehmetaj ironizon: “Gabim e ke, pyete Donika Gërvallën”
    BE: Plani 6 miliardë euro për Ballkanin në Shkurt
    Arsenali i hakmerret Newcastleit, nxehet gara për titull
    Presidenti, Aleksandër Vuçiç mohon se Serbia do t’i zhvendosë serbët e veriut në Sanxhak
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmeShëndeti

    Taravari viziton Fakultetin e Mjekësisë Veterinare

    April 24, 2025
    Shëndeti

    Rritje e kapitacionit në RMV, mjekët amë dhe gjinekologët do të marrin nga 25 denarë më shumë, ndërsa stomatologët nga 14 denarë

    April 7, 2025
    Shëndeti

    Amir Elezi: Angazhimi jonë është të sigurojmë sasi të mjaftueshme të gjakut

    April 4, 2025
    Shëndeti

    Bekim Sali: Le të jemi të vetëdijshëm për nevojën për mbështetje për individët që jetojnë me autizëm

    April 2, 2025
    Shëndeti

    Dita Botërore e Autizmit: Pesë fakte që duhet t’i dini

    April 2, 2025
    Shëndeti

    Taravari: Pajisje moderne për spitalet tona

    March 10, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?