Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, i ka reaguar ashpër ndaj BDI dhe liderit të saj, Ali Ahmeti, duke theksuar se ekzistojnë dëshmi që tregojnë “kush ishin vazalët e vërtetë”.
“Po pra, me dëshmi personale se kush ishin vazalët e vërtetë. Kur ky hipokriti është në pushtet relativizon, amniston dhe arsyeton, bile i bëhet avokat një kriminel dhe antishqiptar që kreu krime ndaj shqiptarëve. Juve gjithmonë u ka interesuar vetëm pushteti. Nëse jeni në pushtet, gjithçka ështe OK, pavarësisht nëse vriten, burgosen, rrihen apo montohen shqiptarët.”, ka shkruar deputeti Azizi.

