Avancohet digjitalizimi në Komunën e Çairit, këshilltarët pajisen me laptopë zyrtarë

1 Min. Leximi

Në mbledhjen e 12-të të Këshillit të Komunës së Çairit, të gjithë këshilltarët u pajisën me laptopë zyrtarë, në kuadër të procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të punës së Këshillit.

Ky hap synon lehtësimin e qasjes në materialet e punës, përdorimin e dokumentacionit elektronik dhe reduktimin e përdorimit të letrës gjatë seancave.

Mbledhja u udhëhoq nga kryetari i Këshillit, Muhamed Murtezi, ndërsa në rend dite u shqyrtuan disa pika me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.

Mes temave të diskutuara ishin edhe formimi i Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe Programi për financimin e vendosjes, rikonstruksionit dhe modernizimit të ashensorëve në territorin e Komunës së Çairit për periudhën 2026-2028, shkruan 3shi.net.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull