ASH: Jemi hakuar nga individë keqdashës

1 Min. Leximi

Përmes një komunikate për mediat, nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, thonë se kanalet e tyre të informimit janë hakuar nga disa individë.

Sqarim për media

- Advertisement -

Të nderuara media,

Përmes kësaj, ju njoftojmë se meqë faqja në internet, faqja në facebook dhe adresa email zyrtare e Aleancës për Shqiptarët [email protected] janë hakuar nga individë dashakeq, deri në njoftimin e radhës, kanalet zyrtare të komunikimit të partisë janë adresat email [email protected], [email protected], dhe faqja në facebook e Kryetarit Dr Arben Taravari, https://www.facebook.com/arbentaravari.mk.

Ndaj individëve dashakeq, do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore për krime të këtilla kibernetike. Asnjë njoftim i dalë nga kanalet e komunikimit të uzurpuara nuk përbën qëndrim zyrtar të Aleancës për Shqiptarët dhe organet e saj legjitime, deri në zgjidhjen e kësaj çështje, gjë për të cilën do të njoftoheni me kohë.

Për çdo pyetje dhe sqarim shtesë, ju lusim të kontaktoni zëdhënësin e Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në numrin 070 235 010.

- Advertisement -

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj.

Me respekt,

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull