Kryetari i LD-së dhe njëri nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur emrat e disa figurave të BDI-së dega Saraj, në Lëvizjen Demokratike.
“Sonte kisha kënaqësinë e veçantë që bashkërisht me koordinatorin Muhamed Elmazi, në selinë tonë të pres Besir Shabanin nga vendbanimi Saraj, profesor në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”, përndryshe doktorant i shkencave ekonomike;
Harkan Memedin, doktor specialist pedijater nga Nerezi i Shkupit;
Lirije Rexhepi, e diplomuar në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, ish kandidate për deputet e radhitur e dyta në listën e BDI-së në zonën 1 në vitin 2016;
Adelisa Liçina – Kolashinac, tehnologe ushqimore nga venbanimi Lubin i Shkupit;
Sumeja Mejdiu nga Sillarja e epërme, profesoreshë në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Marija Kiri”, teknologe e diplomuar;
Adnan Hadroviç nga vendbanimi Saraj, doktor i përgjithshëm.
Vlen të theksohet se të gjithë këta aderojnë në LD nga BDI.
Ndryshimin do ta bëjmë me kuadro të pastërt, profesional e kompetent!
Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.