Huawei vazhdon të shtojë veçori të reja inovative në telefonat e saj.
E së fundmi, Huawei ka prezantuar edhe serinë Pura 70 apo e njohur si P, së cilës i është shtuar një veçori e re.
Ky funksion, i padisponueshëm në asnjë telefon tjetër, përfshirë iPhone, do të lejojë përdoruesit që të ndajnë fotografitë me të tjerët me anë të lidhjes satelitore.
Përveç ndarjes së imazheve, përdoruesit do të jenë në gjendje edhe të realizojnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe.
Të gjitha këto aftësi promovohen si veçori për t’u përdorur në raste urgjente kur nuk ka internet.
Bëhet e ditur se ndarja e fotove përmes satelitit realizohet me anë të aplikacionit Changlian.