Pas koalicionit të Ziadin Selës me BDI-në, ka pasur reagime të shumta negative nga simpatizantët e tij, shkruan 3shi.net.
Njëri ndër ata që si duket e ka përjetuar rëndë këtë koalicion është miku i Ziadin Selës, apo njeriu i cili ia shpëtoi jetën pas sulmit brutal të maqedonasve nën kordinim me BDI-në para disa viteve në Kuvend.
Feta Alimi ka ndryshuar foton e tij të përbashkët me Ziadin Selën në facebook, me ç’rast ka publikuar një fotografi i vetëm dhe shumë i mërzitur.
Kujtojmë se për sakrificën e tij për t’ia shpëtuar jetën Ziadin Selës, Feta Alimi ka qëndruar në burg me vite të tëra.