Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe më 24 shtator të vitit 1999, pas gjenocidit serb në Kosovë.
Vuçiq në llogarinë e tij në “Instagram” ka thënë se për “Serbia ende jeton”.
“Për 78 ditë na shkatërruan vendin. Na vranë fëmijët. Na ndanë territorin. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Serbia jeton. E zgjuar. Më e fortë, e guximshme, sfiduese. Dhe mbi të gjitha, e lirë. Liria është më tepër sesa ajri, lirinë s’mund të na marrin kurrë. Do të jetojë Serbie!” – ka shkruar Vuçiq.
E ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, tha se “serbët e përballuan denjësisht luftën e pabarabartë”.
“Vetë serbët theksojnë se dëmi kryesor që NATO donte të shkaktonte ishte politik e moral. Por, nuk funksionoi – serbët e përballuan luftën e pabarabartë me dinjitet”, ka thënë Bocan-Kharchenko në një intervistë për gazetën ruse “Izvestia”