Me ligjin për Lojërat e Fatit të propozuar nga BDI, kazino mund të ketë edhe në oborret e shkollave, kështu deklaroi sot kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, sipas të cilit VLEN do ti thotë stop këtij propozimi, të cilin BDI-ja po mundohet ta kalojnë njëherë me flamur evropian e njëherë me flamur sicilian, shkruan Alsat.
“Me ligjin e propozuar të BDI-së, kazino mund të ketë dhe në oborret e shkollave. Çfarë sekretesh fsheh ky ligj i propozuar njëherë me ligj evropian e njëherë me flamur sicilian. Neni 10 kërkon largimin e bastoreve, por jo edhe të kazinove. Neni 10 mundëson lulëzimin e kazinove. Ky nen me qëllim nuk përfshin kazinotë. Me këtë ligj Artan Grubi do ti largoj bastoret por jo dhe kazinotë. Kështu që kazinotë jo vetëm që nuk largohen por do të shtohen. VLEN kërkon urgjentisht që të largoj jo vetëm bastoret por edhe kazinotë”, tha Izet Mexhiti nga VLEN.