Zëvendëskryeministri, Bekim Sali, ka reaguar pas Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e reformave për krijimin e mundësive të reja financiare dhe ekonomike për qytetarët dhe bizneset.
Sali ka bërë të ditur se, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mund të përfitojnë së bashku deri në 338 milionë euro financim shtesë, pas procedurave përkatëse. Ai ka theksuar se pjesa që i takon vendit tonë ende nuk është përcaktuar.
“Reformat duhet të hapin financime dhe mundësi të reja në tregun evropian
Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor vuri në fokus përfitimet që reformat mund t’u sjellin qytetarëve dhe bizneseve: më shumë financime dhe mundësi të reja në tregun evropian.
Komisioni Evropian vlerëson se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mund të përfitojnë së bashku deri në 338 milionë euro financim shtesë, pas procedurave përkatëse. Pjesa për vendin tonë ende nuk është përcaktuar. Dialogu i paralajmëruar për integrimin gradual është një mundësi për të identifikuar përfitime të tjera për qytetarët dhe bizneset. Do të vazhdojmë të punojmë që reformat të japin rezultate të prekshme”, ka shkruar Bekim Sali.
Bekim Sali: Reformat duhet të hapin financime dhe mundësi të reja në tregun evropian

Ndani këtë artikull
