Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka vlerësuar si hap konkret drejt afrimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë hyrjen në fuqi të sistemit të përbashkët kufitar “One Stop Shop”.
Në ceremoninë e promovimit në Qafë Thanë, ku ishte i pranishëm së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, Kasami theksoi se në pesë vendkalime kufitare qytetarët e të dyja vendeve do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli, duke shkurtuar pritjet dhe lehtësuar lëvizjen.
Ai theksoi se ky është përcaktim i VLEN-it për afrimin konkret me Shqipërinë dhe Kosovën, përmes projekteve dhe masave praktike, si “One Stop Shop” dhe dy autostradat strategjike që janë në ndërtim.
Kasami e përmbylli mesazhin me urimin për Festat e Nëntorit.
Shkruan 3shi.net

