Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka mohuar raportimet se personeli ushtarak amerikan ishte plagosur në sulmet e fundit iraniane dhe kishte pasur nevojë për evakuim mjekësor, duke i cilësuar këto pretendime si “të pavërteta”, transmeton Anadolu.
“Asnjë pjesëtar i personelit amerikan nuk është plagosur në asnjë nga sulmet e tentativat iraniane këtë javë. Të gjithë pjesëtarët e ushtrisë amerikane janë të sigurt dhe janë llogaritur”, tha CENTCOM në rrjetin social amerikan X.
Komanda gjithashtu akuzoi llogaritë e rreshtuara me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit për përhapjen e dezinformatave lidhur me viktimat e pretenduara.
“Llogaritë e lidhura me IRGC-në përhapin rregullisht narrativa të rreme në internet, të shtyra nga dëshpërimi”, thuhet në deklaratë.

