Muçi nuk ia del, Maran dërgon lojtarët në tribunë. Zbulohen mungesat e Shqipërisë

1 Min. Leximi

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë mbrëmjen e sotme përballjen e radhës ndaj Bjellorusisë, e cila është programuar të nisë në orën 18:00.

Për këtë takim, trajneri Rolando Maran do të duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë kryesorë të formacionit bazë, Ernest Muçin dhe Ylber Ramadanin.

Sulmuesi ka shfaqur shqetësime fizike pas një ndërhyrjeje të pësuar në sfidën e fundit, ndërsa mesfushori mungon për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.

Krahas tyre, në tribunë do të qëndrojë edhe Klevi Qefalija, ndërkohë që mbrojtësi Samuele Sina nuk ka udhëtuar me ekipin, pasi i është bashkuar Kombëtares U-21.

Për të plotësuar boshllëqet e lëna në organikë, stafi teknik ka përfshirë në listën e të gatshëmve Ysni Ismailin dhe Feta Fetain.

Të dy lojtarët marrin vendet e të munguarve, pavarësisht se nuk kanë regjistruar ende asnjë minutë zyrtare me ekipin e parë.

Në total, trajneri Maran ka konfirmuar një listë me 23 futbollistë të gatshëm për t’u aktivizuar në ndeshjen e sotme.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull