Gzim Selmani, i njohur me nofkën “Albanian Psycho” ka shënuar fitoren e dytë në boksin pa dorëza (BKFC).
Selmani ka filluar të bëjë emër në në BKFC, ku këtë herë e mposhti Reece Heer me vendim unanim të gjyqtarëve.
Shqiptari ishte dominues në të gjitha raundet, ku faktikisht edhe arriti ta rrëzojë kundërshtarin.
Si rrallë herë, të tre gjyqtarët i dhanë fitoren Selmanit, ku të gjithë e vlerësuan meçin me pikë 50-43 në favor të “Albanian Psycho”.
Kësisoj, kjo është fitorja e dytë për boksierin e fuqishëm shqiptar po në aq ndeshje, ndërsa objektivi është i qartë, epiteti i kampionit të botës./Telegrafi/

