Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar BDI-në se po tenton ta keqpërdorë parimin e Badinterit për të bllokuar Ligjin për provimin e jurisprudencës në Kuvend.
Sipas Mexhitit, Badinteri është mekanizëm kushtetues i krijuar në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit për mbrojtjen e shqiptarëve nga majorizimi, e jo instrument për përplasje dhe gara partiake mes subjekteve shqiptare.
Ai thekson se votimi i dyfishtë nuk duhet të përdoret për të bllokuar njëri-tjetrin, aq më pak kur bëhet fjalë për një ligj që avancon të drejtat e shqiptarëve.
Mexhiti vlerëson se keqpërdorimi i këtij mekanizmi për interesa partiake mund të krijojë precedent të rrezikshëm në të ardhmen.
Në fund, ai nënvizon se Ligji për provimin e jurisprudencës për herë të parë do t’u mundësojë studentëve shqiptarë që këtë provim ta japin në gjuhën e tyre amtare.

