Erëra të forta priten në Tetovë, Komuna apelon për kujdes!

1 Min. Leximi

Komuna e Tetovës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke bërë thirrje për kujdes dhe vigjilencë gjatë orëve në vijim, për shkak të erërave të forta që pritet të përfshijnë zonën e Tetovës.
Nga Komuna apelojnë që qytetarët të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave elektrike, objekteve të pasigurta dhe elementeve të tjera që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake për të shmangur incidentet e mundshme gjatë motit me erëra të forta.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull