Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Shkup, Hamza Ameti, ka bërë të ditur se në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është diskutuar për legjislacionin në fushën e mbrojtjes sociale dhe dinamikën e paraparë për ndryshimet ligjore.
Përmes një postimi, Ameti ka theksuar se Qendra për Punë Sociale në Shkup është e gatshme të kontribuojë në këtë proces me ekspertizë profesionale, mendime dhe propozime konkrete.
Sipas tij, angazhimi i institucionit synon avancimin e legjislacionit dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend.

