Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes te Belvi, ku, sipas informacioneve fillestare të “Skopje1”, janë përplasur tre makina dhe një autobus.
Në vendngjarje ka intervenuar një ekip i Ndihmës së Shpejtë, i cili u ka dhënë ndihmë tre të lënduarve, të cilët më pas janë dërguar në spital, përcjell Pa Censurë.
Nga forca e goditjes, një nga automjetet është rrotulluar dhe ka goditur gardhin mbrojtës përgjatë rrugës.
Në rrugë janë shpërndarë edhe pjesë të automjeteve që kanë marrë pjesë në aksident.
Për momentin nuk ka informacione për shkallën e lëndimeve të personave të dërguar në spital, as për shkaqet që çuan në përplasje, transmeton Pa Censurë.
Priten më shumë informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme pas vëzhgimit.

