Amir Shabani
Në një shfaqje tronditëse, deklaratat e fundit të Ndihmës-sekretarit amerikan, James O’Brien për çështjen Kosovë-Serbi jo vetëm që ishin skandaloze, por edhe e shfaq si të parëndësishme të kaluarën e rajonit të Ballkanit Perëndimor që destabilizuesi kryesor ka qenë Serbia. Diplomatët e tanishëm amerikan dhe evropian, qoftë O’Brien apo Lajçak, duhet ta kenë një të qartë të thjeshtë se Serbia nuk është vetëm një aleat i Kremlinit dhe kundërshtari kryesor i SHBA-së, por edhe një komb i cili para dy dekadave u përfshi thellë në akte të tmerrshme vrasjesh, përdhunimesh, dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. Këto mizori nuk mund të fshihen dhe të konsiderohen si të paqena, veçanërisht duke pasur parasysh se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati një rol të spikatur gjatë regjimit të Millosheviçit, i cili orkestroi këto krime.
Deklarata e O’Brien se Kosova duhet të penalizohet për mospërkuljen ndaj Serbisë së linjës së Kremlinit nuk është thjesht absurde, por është një fyerje ndaj parimeve të drejtësisë dhe llogaridhënies historike. Kosova dhe Bosnja janë e vërteta e Serbisë.
Të sugjerosh se Kosova, një viktimë e agresionit serb, tani duhet t’i nënshtrohet vetë regjimit të lidhur me vuajtjet e saj të së kaluarës, do të thotë të tallesh me vetë idealet e vetëvendosjes dhe sovranitetit. Është koha e fundit që komentatorë si O’Brien të përballen me të vërtetat e pakëndshme të historisë së Ballkanit Perëndimor dhe aspak s’është koha që të bëjnë deklarata që shërbejnë vetëm për të shtrembëruar dhe mbithjeshtuar një të kaluar komplekse dhe të dhimbshme.