“Masha and the Bear”, jo aq i pafajshëm për Kievin

2 Min. Leximi

Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret që vendoste sanksione kundër individëve dhe organizatave ruse të lidhura me serialin e animuar popullor për fëmijë “Masha and the Bear”.

Sipas Zyrës së tij, sanksionet u vendosën për shkak të akuzave se ky film vizatimor i destinuar për fëmijë, promovon narrativa pro-ruse përmes përmbajtjes së saj dhe përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës.

Sanksionet u vendosën kundër pesë personave dhe katër personave juridikë, midis tyre studios së animacionit Animaçord, producentit të serialit Dmitrij Loveyko dhe animatorit Oleg Kuzovkov.

Masat do të jenë në fuqi për dhjetë vjet dhe përfshijnë bllokimin e aksesit të serialit në territorin e Ukrainës.

Nga Kievi, ata deklarojnë se midis personave të sanksionuar janë autori i skenarit, regjisori dhe producenti, si dhe personi që zotëron të drejtat për këtë serial të njohur vizatimor.

“Masha and the Bear” është një nga serialet më të famshme të animuara ruse dhe ka qenë popullor midis fëmijëve në të gjithë botën për vite me radhë. Pikërisht për këtë arsye vendimi i autoriteteve ukrainase tërhoqi vëmendjen e publikut, shkruan Pravda.com.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se përmbajtja e destinuar për fëmijë fsheh mesazhe që mund të kenë ndikim politik, ndërsa sanksionet paraqiten si pjesë e një politike më të gjerë nga Kievi kundër individëve dhe kompanive që i konsideron përgjegjëse për mbështetjen e interesave ruse.

Vendimi vjen ndërsa Ukraina vazhdon të zgjerojë sanksionet kundër individëve, kompanive dhe organizatave ruse që i konsideron se kontribuojnë në narrativat politike dhe propagandistike ruse. /tesheshi.com/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull