Faruk Nevzati: Harçina, Studeniçani, Shuto Orizarja, Saraji dhe Çairi me popullsinë më të re në rajonin e Shkupit

2 Min. Leximi

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë mbi strukturën e moshës së popullsisë në rajonin e Shkupit, bazuar në të dhënat zyrtare të Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2021.

Sipas analizës së tij, komunat e Harçinës, Studeniçanit, Shuto Orizarjes, Sarajit dhe Çairit kanë përqindjen më të lartë të popullsisë së re në rajonin e Shkupit. Në anën tjetër, të njëjtat komuna renditen të fundit për nga mosha mesatare më e lartë e popullsisë.

Nevzati thekson se analiza është përgatitur duke u bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, ku popullsia rezidente është ndarë në katër grupmosha: 0–29, 30–55, 56–74 dhe mbi 75 vjeç.

“𝐇𝐀𝐑𝐀𝐐𝐈𝐍𝐀, 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐄𝐍𝐈Ç𝐀𝐍𝐈, 𝐒𝐇𝐔𝐓𝐎 𝐎𝐑𝐈𝐙𝐀𝐑𝐉𝐀, 𝐒𝐀𝐑𝐀𝐉𝐈 𝐃𝐇𝐄 Ç𝐀𝐈𝐑𝐈 𝐉𝐀𝐍𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐀𝐓 𝐐𝐄 𝐏𝐑𝐈𝐍𝐄 𝐁𝐈𝐍𝐃𝐒𝐇𝐄𝐌 𝐌𝐄 𝐏𝐎𝐏𝐔𝐋𝐋𝐀𝐓𝐄𝐍 𝐌𝐄 𝐌𝐎𝐒𝐇𝐄𝐍 𝐌𝐄 𝐓𝐄 𝐑𝐄 𝐍𝐄 𝐑𝐀𝐉𝐎𝐍𝐈𝐍 𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓.
Nga ana tjetër të njëjtat Komuna janë të fundit në renditje që kanë popullatën me moshën më të vjetër në këtë rajon i cili përbën 1/3 e popullatës së gjithë shtetit.
Kjo analizë është përpunuar sipas të dhënave zyrtare të publikuara në UEB faqen e Entit Shtetërorë për statistikë e të cilat burojnë nga Regjistrimi i fundit të Popullsisë të vitit 2021 për popullsinë rezidente, të ndarë në katër gjenerata (0-29, 30-55, 56-74 dhe 75+).”, ka shkruar Faruk Nevzati.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull