Një veturë ka dalë nga rruga gjatë natës në qafën malore Strazhë, në drejtim të Gostivarit.
Në automjet udhëtonin disa persona, të cilët, sipas informacioneve të para, kanë kaluar pa lëndime, por kanë përjetuar frikë të madhe.
Sipas informacioneve jozyrtare, vetura lëvizte me goma verore, pa pajisje përkatëse dimërore, ndërsa në rrugë mbizotëronin kushte dimërore. Incidenti ndodhi gjatë reshjeve të borës në Strazhë, kur rruga ishte e lagësht dhe e rrëshqitshme, duke rritur rrezikun e humbjes së kontrollit mbi automjetin.
U bëhet apel shoferëve që lëvizin në rrugët malore të kenë kujdes, ta përshtatin shpejtësinë me kushtet dhe të mos nisen pa pajisjet e detyrueshme dimërore.

