Në Hotël të Likovës, u përurua lagja me emrin e Komandant Telit

1 Min. Leximi

Deputeti i Ash-së, Rijad Shaqiri, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në fshatin Hotël të Likovës është përurur Lagja me emrin e komandanit të UÇK-së, Lefter Koxhaj-Komanadat Teli.
Sipas deputetit Shaqiri, ky është nderim merituar për sakrificën e veprave të komandant Telit dhe si kujtesë e përhershme për brezat që do të vijnë.
Postimi I deputetit Rijad Shaqiri
Sot, në fshatin Hotel, në praninë e bashkëfshatarëve, familjeve të dëshmorëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, përuruam lagjen që me krenari do të mbajë emrin e Komandant Telit.
Ky është një nderim i merituar për sakrificën dhe veprën e tij, si dhe një kujtesë e përhershme për brezat që liria u fitua me gjakun e bijve më të mirë të kombit.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi e përjetshme Komandant Telit!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull