Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se në seancën plenare të mbajtur sot është miratuar propozimi për zgjedhjen e një anëtari të ri të Qeverisë. Sipas Gashit, me vendimin e miratuar nga Kuvendi, Zulfiqar Zejnulla është zgjedhur ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Në seancën e sotme plenare u miratua propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Qeverisë. Me këtë vendim, Zulfiqar Zejnulla u zgjodh ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Gashi. Kryeparlamentari i ka uruar ministrit të sapozgjedhur suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tij në interes të qytetarëve dhe të zhvillimit të vendit. “I dëshiroj mbarësi dhe suksese në angazhimin e tij të ri dhe në ushtrimin e përgjegjësive, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit”, është shprehur Gashi.
Gashi: Zulfiqar Zejnulla u zgjodh ministër pa resor, i uroj suksese në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit

TOP Lajmet
3shi.net
Ndani këtë artikull
Abonohu
Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


