Mexhiti: Turneu “Imri Elezi”, sport dhe kujtesë për brezat e rinj

1 Min. Leximi

Në Çair u zhvillua turneu tradicional sportiv që mban emrin e dëshmorit Imri Elezi, duke mbledhur nxënës nga klasat e gjashta deri në klasat e nënta në një aktivitet që ndërthur sportin, edukimin dhe kujtesën historike.

Turneu, i organizuar në ambientet shkollore, u karakterizua nga një atmosferë sportive dhe garuese, duke promovuar frymën e bashkëpunimit, respektit dhe vlerave që përcjell sporti te gjeneratat e reja.

“Ky turne nuk është vetëm një aktivitet sportiv. Ai është një kujtesë e përhershme për sakrificën dhe kontributin e dëshmorit Imri Elezi, një emër që mbetet pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për brezat e rinj,” u shpreh Mexhiti.

Përmes aktiviteteve të tilla, Komuna e Çairit vazhdon të promovojë vlerat e sportit, edukimit dhe kujtesës historike, duke i afruar të rinjtë me figurat dhe ngjarjet që kanë shënuar rrugëtimin tonë kombëtar.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull